Moderatorja Alketa Vejsiu pak ditë më parë tregoi se edhe ajo e ka kaluar Covid-19. Me postimet e fundit në Instastory, duke iu përgjigjur pyetjeve të fansave, Alketa ka rrëfyer eksperiencën me virusin, simptomat dhe shumë të tjera.

Alketa tregon se u karantinua në një dhomë të shtëpisë dhe për fat nuk i kishte infektuar familjarët. Ajo tregon se gjatë dy javëve të karantinës konsumoi supë me limon dhe pak oriz sepse nuk ndjente shije apo aromë.

E pyetur për simptomat Alketa tregon: “Ditën e parë temperaturë 37.2 dhe ethe. Kisha ftohtë! Pastaj 3 ditë asgjë, pak dhimbje të lehtë koke, pak rrufë! Dyshova kur më iku shija dhe nuhatja(që ishte simptoma më e bezdisur në rastin tim). Bëra tamponin dhe dola pozitive! Ky virus ka dy gjëra të këqija: Nis lehtë dhe në ditën e pestë të këput. Ditën e parë ke gjithmonë idenë që ti s’ke asgjë, thjesht je ftohur.

Të krijon edhe idenë që njerëzit e familjes nuk i kap dhe je gjithmonë i shpenguar me ta. Kujdes gjatë gjithë kohës.Fëmijët rezultuan negativ, por fëmijët në shkolla e kopshte janë mbartës dhe transmetues kështu që me ta duhet punë ndërgjegjësuese për të ulur probabilitetin e infektimit me sa të mundemi. Në ditë e pestë bëhesh nervoz dhe kur nis lexon ditaret e virusit online ndjen dhe frikë! Ah, po bëra dhe skaner. Në fillim dhe në fund të dy javëve. Shenja të lehta ne mushkri, rasti më i lehtë thanë mjekët, por ç’më kanë parë sytë në senatorium, CD mushkërish në gjendje të rëndë. Lutem që kushdo që po lufton ta kalojë lehtë! Kush e kalon lehtë të falenderojë Zotin!”

Alketa tregon se për fat nuk kishte probleme me frymëmarrjen.

Moderatorja tregoi dhe një këshillë që i dha doktor Pipero: “Mësohu ta duash Coronën. Duhet të bashkëjetosh disa ditë me të. Virusi s’ka për qëllim të të vrasë ty apo njeriun. Ai thjesht ka gjetur habitat trupin e njeriut për të mbyllur ciklin e tij”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re