Në emisionin “Bardh e Zi” në ABC News, po diskutohet për ligjin e vendosur vite më parë nga shteti për konsumin e alkoolit për moshat nën 18 vjeç.

Teksa jemi vite më pas, ky ligj duket se nu ka funksionuar si duhet, e problemi për këtë duket se nuk janë mungesa e kontrolleve, por sensibilizimi.

Drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Genta Qirjaku shprehet se situata nuk është aty ku duhet të ishte dhe sipas saj jo çdo gjë bëhet me kontrolle, pasi duhet më shumë informim nga ISHP, shkollat dhe institucionet e tjera.

Qirjaku: Prej vitesh ka dalë ligji që deri në moshën  18-vjeç është e ndaluar. Bëhet fjalë për lokale dhe dyqane të thjeshta. Sigurisht që jemi dëshmitar të situatës jo të mirë.

Ka një sërë hallkash që lidhen me zbatimin e këtij ligji. Janë disa institucione të përfshira. Nuk bëhet çdo gjë me kontrolle. Duhet informim më shumë.

Ne kemi shumë për të bërë në lidhje me ndërgjegjësimin si ISHP.

I mendimit se duhet më shumë ndërgjegjësim është edhe drejtuesi i shoqatës “Për një Shqipëri pa duhan”, Roland Shuperkaj. Ai po shton se ligji në fuqi është i vjetër, i cili duhet zëvendësuar tanimë me një ligj të ri më të përforcuar.

Shuperkaj: Shitja që bëhet është e vështirë të kontrollohet. Duhet një sensibilizim më i madh.  Sa i përket botës, ky ligj është shumë i vjetër. Këtë ligj e kam përgatitur unë për një afat të shkurtër kohor. Duhet një ligj i ri, i përforcuar.

Tregtimi dhe aksesimi i alkoolit nuk duhet të jetë 24 orë në ditë. r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re