Pavaresisht nga efektet e ndryshme te provokuara nga birra, vera, alkooli, aperitivet dhe kokteilet e ndryshme eksperienca e pergjitheshme eshte qe shumica e njerezve ndihen mire.Ne doza te moderuara, ndihet nje efekt qetesues dhe sipas një traktati mjekesor, alkooli pershkruhet si nje substance me te cilen mund te abuzohet lehte fale efektit te qetesise, euforise, por keto ndjesi konsiderohen vetem si fillimi i problemeve : kerkojne te pijne per te patur keto ndjenja pozitive, por ky zakon krijon nje lidhje, qe do ti shoqeroje gjithe jeten, duke i provokuar demtime te renda organizmit te tyre.Sic do te shikojme ne vijim, efektet e alkoolit ne humorin tone si edhe ne menyren e sjelljes, shpjegohen me mekanizma, qe e kane zanafillen ne tru dhe ne vijim, duke perdorur pije alkoolike per nje kohe te gjate, krijohet nje vartesi nga alkooli, qe favorizon abuzimin. Vartesia eshte nje crregullim i menyres se sjelljes, qe nga nje gje e thjeshte dhe e zakoneshme, arrihet ne nje kerkim te ekzagjeruar dhe patologjik, per te perftuar kenaqesine prej alkoolit . Keshtu arrihet ne patologji. Personi qe ka arritur vartesine, humbet mundesine e kontrollit te menyres se jeteses.Organizata Botërore e Shëndetësisë radhit alkoolin në vend të parë për dëmet sociale, në vend të dytë për nga vdekshmëria fiziko-organike dhe në vend të tretë për nga çrregullimet e shëndetit mendor.“Alkoolizmi po rrit ndjeshëm numrin e pacientëve me probleme të shëndetit mendor, po rrit koston e trajtimit farmakologjik të patologjive bio-organike, ndërsa varesia alkolike po jep regres të përgjithshëm”, thotë shefi i Klinikës së Trajtimit të Varësisë Alkoolike (Shërbimi i Alkoologjisë) pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, Dr. Shpëtim Doksani. Por, shqetësues është fakti që ky fenomen po prek një përqindje serioze të popullsisë aktive, të moshës 30-60 vjeçare.Referuar të dhënave paraprake, ( ne Shqiperi ), edhe pse kontradiktore, flasin për rreth 30% konsumatorë alkoolikë (të lehtë, të moderuar dhe problematikë), 15% konsumatorë problematike, abuzues dhe të rrezikshëm, si dhe rreth 4% dipendentë alkoolikë.Pasojat sociale, që rrjedhin prej konsumit te alkoolit, po godasin familjet dhe shoqërinë shqiptare. Krahas problemeve shëndetësore, alkooli po shkakton rritje të dhunës në familje, aksidenteve, por edhe të kriminalitetit, etj, pohojnë specialistët.Studimet e fundit të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik në fushën e alkoologjisë Shqiptare, tregojnë se, afërsisht 340 mijë persona konsumojnë alkool, nga të cilët 58% pijnë alkool tej masës së lejuar dhe rreth 20% e tyre (rreth 2% e popullsisë) janë të varur prej tij, ndërsa rreth 9% e semundjeve kronike jane pasojë e abuzimit të zgjatur alkoolik. Nga ana tjetër mbetet shqetësues fakti se rreth 4.8% e femrave të moshave fertile, kanë rezultuar konsumatore “ të rregullta ” të alkoolit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re