“Imazhet indinjuese përfshijnë video nga brenda Hagia Sophia, kur qindra fëmijë thërrasin sloganin e njohur islamik ‘Allahu Akbar’”, shkruan kështu media greke, e cila herë pas here publikon lajme nga ish-Katedralja e famshme bizantine, e cila u rikthye sërish me funksion xhamive pasi prej vitesh ishte muze.

Titulli i shkrimit: “Imazhet e tërbimit në Hagia Sophia: Qindra fëmijë bërtasin “Allahu Akbar”(pse s’i duhet të bërtasin?)

Këtë fakt, bota ortodokse po e vuan pakuptueshëm në terma teologjikë, pasi nëse si katedrale adhurohej Zoti, edhe si xhami e njëjta gjë është: adhurohet Zoti. Si muze nuk e kishte këtë funksion bazë për të cilën është ndërtuar, gjithsesi nga një besim monoteik në bazë, siç ai i krishterë, paçka devijimit në Trinitet ku Njëshi bëhet tre.

Është Protothema ajo që ka publikuar një faljes prezencë e një falje masive nxënësish të një shkolle verore.

Aty, ata ftohen në atë që është thirrja bazë e besimit islam, të cilën media greke e quan “slogan islamik”: “Allahu Akbar!”. Është një deklamim që do të thotë “Allahu është më i madhi”.

Pyetja që vjen është: Po në besimin e grekërve është Zoti më i madhi? Si besim me bazë monoteike, ose ndryshe abrahamike, po. Pse shqetësohen atëhere? Më keq akoma, pse e quajnë tërbim një deklarim besimi?

Kujtojmë gjithashtu se ndër reagimet e botës ortodokse mbi kthimin e Haghia Sophia-s në xhami, ishte dhe ai që përcillte pezmin mbi një “pronë të tyre”. Në fakt s’është aspak pronë e Ortodoksisë, ose më saktë e Patriarkanës së Stambollit, pasi kjo e fundit ia shiti osmanëve atë botë kur këta të fundit morrën sundimin e Kostandinopojës. /tesheshi.com/  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re