Alma Cami është shefja e re e QSUT-së. Ajo do të zëvendësojë në këtë detyrë Albana Ficon e cila zyrtarizoi mëngjesin e sotëm largimin nga detyra.

Dr. Alma Cami, ka qenë shefe e shërbimit të Reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Albana Fico në javët e fundit u kthye në qendër të vëmendjes së medias pas zjarrit tek Urgjenca.

Urgjenca në spitalin e sëmundjeve të brendshme në QSUT është jashtë funksionit prej 11 shkurtit, kur në katin -1 të saj ra një zjarr, shkaqet e të cilit janë ende të panjohura dhe po hetohen nga Prokuroria e Tiranës.

Kush eshte Alma Cami drejtoresha e re e QSUT
Pas kaosit të krijuar nga mosfunksionimi i Urgjencës së re në QSUT prej 44 ditësh, drejtoresha e Qendrës Spitalore Albana Fico është larguar nga detyra. Zbulohet emri që do të zëvendësojë në krye të QSUT-së, Albana Ficon. Mësohet se ky post i është besuar Alma Camit.
Cami aktualisht është shefe e Shërbimit në Reanimacionin e spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Alma Cani ¨Pasi mbaroi Fakultetin e Mjekesise ne vitin 1991 me rezultate shume te mira, bazuar ne Urdhrin e Ministrise se Arsimit Per studentët më te mirë, të perfshiheshin ne 3%, e te emeroheshin ne institucione qendrore, u emerua qe ne vitin 1991, menjehere pas mbarimit te studimeve ne Spitalin e Semundjeve te Mushkerive (Sanatorium), ku tashme prej disa vitesh eshte kthyer ne Spitalin Universitar: Shefqet Ndroqi (SUSN),
Ne vitet 91-93 specializohet si mjeke pneumologe. Duke qene se spitali kishte nevoje per hapjen e nje reparti bashkehor te terapise intensive pulmonare ne vitin 1993-1997 uspecializua per anestezi-reanimacion.
¨
Nderkohe ka bere disa specializime edhe jashte vendit ne fushen e Anestezi-Reanimacionit, Pneumologjise dhe Terapise se Dhimbjes si ne Gjermani, Kanada, Egjipt, Turqi. Po keshtu kam marre pjese ne Kongrese e Konferenca shkencore, te organizuara brenda dhe jashte vendit si ne Shqiperi, Ballkan, Europe, Amerike e Afrike, duke qene referuese gjithashtu ne Gjermani, Itali, Malin e Zi, Greqi, Turqi, Egjipt, Spanje, France, Hollande, USA, Maqedoni, Kosove. ¨Marr pjese gjithashtu ne disa grupe kerkimore shkencore (Research), ku nje nga grupet me te rendesishme, eshte ai ne fushen e terapise intensive, ku jam dhe koordinatore per Shqiperine e Shoqates Europiane te Terapise Intensive ESICM LUNG SAFE per Insuficiencen Respiratore Akute.
Ne vitin 2009 mbron doktoraturen me teme: Efikasiteti i PEEP-it ne Detresin Respirator Akut (A.R.D.S), ku kam marre vleresimin maksimal nga Keshilli Shkencor i Fakultetit te Mjekesise te Universitetit te Tiranes, me graden Doktor i Shkencave .
¨Ne vitin 2016, nga Keshilli i Profesoratit te Universitetit te Mjekesise ka marre titullin Profesor i Associuar.
Qe nga viti 1999 ka punuar edhe si pedagoge e jashtme e Fakultetit te Mjekesise per lenden e Anestezi-Reanimacionit.
Ne vitin 2021 emerohet pedagoge e brendeshme ne Universitetin e Mjekesise per lenden e Anestezi Reanimacionit.
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re