Subscribe

Alma Kaçi, protagonistja në videon seksuale me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë nga arresti në shtëpi në detyrim paraqitje. Në përfundim të seancës ajo nuk hezitoi të ofendoi gazetarët, duke i krahasuar me lypësit.

 

ALMA KAÇI

Jeni bërë si ata lypësit në semafor, edhe ju lypni informacione nga SPAK. Mirë ato, por i keqinterpretoni lajmet. Çfarë lypët te Safet Gjici? Çfarë lypa? Atë që lypni juve këtu. Po ti çfarë i lype Safetit, i rehabilitove qentë? Ciao!

 

Ndërsa avokatja e të akuzuarës paralajmëroi se të dhëna të reja mund të dalin në dritë për hetimet.

 

NATASHA VELIA

 “Gjykata e shtyu për një datë tjetër, ku Prokuroria do depozitojë të gjitha hetimet që janë bërë deri tani. Dhe duke parë provat do vendosë nëse do lerë “arrestin në shtëpi” ose do ndryshojë masë. Deri më tani janë të njëjtat të dhëna që janë paraqitur në organin e akuzës, mund që në të ardhmen të kemi qëndrim ndryshe. Mund të dalin të dhëna të reja që janë nën efekt të hetimit. Korrupsioni aktiv nuk kemi, nuk ekzistojnë.

 

Vendimin për zbutjen apo jo të masës së sigurisë, gjykata vendosi ta marrë në 12 shtator.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re