Safet Gjici dhe Alma Kaçi i qëndruan kërkesës se seancës paraprake për gjykim të shkurtuar.

Prokuroria thotë se nga hetimet, rezultoi një bisedë e zhvilluar mes Alma Kaccit dhe Safet Gjicit në zyrën e tij, ku Gjici pas favorit seksual, e drejtori Almën te nënkryetari, Granit Gjana, për te folur mbi tenderin për strehimin e qenëve endacakë.

Lexo edhe :Related Posts

Në banesën e Kaccit u gjet një USB, që përmbante filmimin bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë.

Alma Kaçi  gjatë marrjes në pyetje u shpreh se filmimin e ka bërë në kuadër të një investigimi pasi sipas saj ishte gazetare e padeklaruar në një emision të kësaj natyre.

Në telefonin e Kaccit, që u sekuestrua në kuadër te hetimeve, u gjeten biseda mes saj dhe gazetarëve të një emisioni investigativ, ku Kaçi fliste për këtë filmim. Sipas SPAK, filmimi u bë me vullet të plotë nga ana e Kaçit, për ta dokumentar.

Në pah del edhe emri i Adebin Oruçi, ish kryetar i qarkut Kukës që sipas Alma Kaçit ai ia ka marrë USB-në ku ndodhej materiali i filmuar me forcë. //

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re