Koronavirusi ka ‘pushtuar’ botën, duke shkaktuar frikë dhe panik tek qytetarët, të cilët reagojnë në forma të ndryshme kur përballen me të infektuar. Mediat turke kanë publikuar një video në një moment kur një vajzë pasagjere shprehet në telefon se ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Kur pasagjerët e tjerë e dëgjuan këtë kanë reaguar të nervozuar duke i kërkuar të zbresë nga urbani.

Vajza është shprehur se sapo e kishte mësuar dhe se nuk e dinte se ishte e prekur ndaj edhe kishte udhëtuar. Debati vijoi për disa minuta deri sa gruaja zbriti nga autobusi, shkruajnë mediat turke.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re