Janë asgjësuar 3520 bimë të tjera narkotike kanabis sativa në fshatra të ndryshme të Shkodrës.

Policia raporton se si rezultat i fazës së 18 përmbyllëse, të këtij megaoperacioni, “u asgjësuan në total 3520 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, prej të cilave: 2098 bimë në Pult dhe në Shalë; 1108 bimë në fshatrat Shllak dhe Temal dhe 314 bimë në fshatrat Kastrat dhe Shkrel”.

Po ashtu, mësohet se gjatë periudhës 29 prill-4 tetor 2023, kur u zhvillua ky megaoperacion, u asgjësuan në total 75 903 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, u vunë në pranga 9 autorë të dyshuar të kultivimit të tyre, si dhe u shpallën në kërkim 11 shtetas të tjerë.

Njoftimi i policisë

Përmbyllet me sukses, megaoperacioni policor në nivel qarku, i koduar “Alpe të pastra” që pati si fokus goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet faza e 18 e tij. Asgjësohen 3520 bimë të tjera narkotike cannabis sativa.

18 fazat e këtij megaoperacioni, rezultat i angazhimit maksimal të qindra grupeve të kontrollit, nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, komisariatet e Policisë në varësi të saj dhe nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë, të pajisura me dronë të rezolucionit të lartë, me automjete dhe me mjete lundruese. Megaoperacioni u shtri në zona të thepisura dhe shumë të thella të të gjitha fshatrave të qarkut.

Gjatë periudhës 29 prill-4 tetor 2023, kur u zhvillua ky megaoperacion, u asgjësuan në total 75 903 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, u vunë në pranga 9 autorë të dyshuar të kultivimit të tyre, si dhe u shpallën në kërkim 11 shtetas të tjerë.

Si rezultat i fazës së 18, përmbyllëse, të këtij megaoperacioni, u asgjësuan në total 3520 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, prej të cilave: 2098 bimë në Pult dhe në Shalë; 1108 bimë në fshatrat Shllak dhe Temal dhe 314 bimë në fshatrat Kastrat dhe Shkrel.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna hetimore pa ndërprerje, për identifikimin dhe kapjen e shtetasve që kanë kultivuar bimët narkotike që janë asgjësuar në kuadër të këtij megaoperacioni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re