Këtë fundjavë Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit organizoj “Ngjitja Dimërore 2018’’. Një ngjitje malore në Alpet Shqiptare pikërisht në majën e Boshit në lartësinë 2416m.

Plot 45 alpnistë nga të gjitha trevat iu përgjigjë thirrjes së federatës. Pasi alpinistë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia u bashkuan në një ngjitje që zgjati 14 orë me një distancë prej 20 km.

Kësaj ngjitjeje iu bashkua edhe ekipi i Alpinizmit Tomori me disa prej sportistëve të tij. Ashtu si tregon Alfred Memaj, ish sekretari i klubit shumësportësh Tomori dhe një ndër iniciatorët e krijimit të ekipit të Alpinizmit Tomori. Ai tregon në faqen e tij për këtë eksperiencë duke e vlerësuar Malin e Boshit në Alpe, si më të bukurën e saj edhe pse nuk është më e larta.

Sipas Memajt nga aty ka një pamje shumë të bukur të Alpeve dhe është e vetmja nga mund të shihen tre luginat lumore: e Thethit, Valbonës dhe Currajt të Epërm./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re