Alpinistët beratas të ASNT fundjavën e shkuar bën edhe ngjitjen e parë jashtë kufijve zyrtar të Republikës së Shqipërisë. Bëhet fjalë për ngjitjen e majës së malit të Lybetenit në Kosovë.
Organizimi është kryer nga Shoqata Bjeshkatare Kaçaniku për nder të përvjetorit të mbajtjes së Kuvendit të Kaçanikut. Aktiviteti përfshinte edhe vizita në qytetin e Kaçanikut, objekteve identifikuese të tij dhe zonave përreth.

Aktiviteti u shtri në dy ditë ku sigurisht kulmoj me ngjitjen e malit të Lybetenit 2498m, një majë më e lartë se mali i Tomorit. Nga ASNT Berat u bënë pjesë 5 alpinist, të cilët pushtuan majën e Lybetenit bashkë me shumë alpinist të tjerë të ardhur nga treva të ndryshme shqiptare, ishin: Gazmend Shehu, Alfred Memaj, Jurgen Memaj, Ylli Koka dhe Erjon Daja.
Aktiviteti i radhës për ASNT Berat do të jetë fundjavën e ardhshme sërish në Kosovë në ngjitjen e majës së Gurit të Kuq. Itinerary nis nga fshati Bogë dhe do të zgjasë tre ditë./Berati.TV

