Efektivët e Forcës Ajrore, me dy helikopterë kanë transportuar me sukses 4 alpinistët serb të cilët gjatë kalimit nga Valbona në Theth kanë rrëshkitur.

Lajmi i bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, duke ndarë në rrjetet sociale disa pamje nga vendngjarja.

Sakaq, ka njoftuar se një prej të plagosurve është transportuar drejt SQUT dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa 3 të tjerët fatmirësisht pa lëndime.

“Efektivët e Forcës Ajrore, me dy helikopterët AB 206 dhe EC 135 kanë transportuar me sukses 4 alpinistët serb të cilët gjatë kalimit nga Valbona në Theth kanë rrëshkitur, duke marrë lëndime në trup. Një prej të plagosurve është transportuar drejt SQUT dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa 3 të tjerët fatmirësisht pa lëndime!”, ka shkruar ministri.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re