Ish-deputeti socialist Alqi Bllako i dorëzuar në polici mëngjesin e djeshëm pas lëshimit të urdhërarrestit për aferën e inceneratorit të Fierit do dalë sot përpara gjykatës. Bllako do të njihet me akuzat në orën 11:00, ku më pas do i komunikohet edhe masa e sigurisë nga gjykata.

Ish-deputeti socialist akuzohet  për shpërdorim detyre dhe korrupsion, lidhur lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit. Bllako shkoi në drejtorinë e Tiranës rreth orës 2:15 dhe pas veprimeve në 3:30 të mengjesit të djeshëm u bë ekzkekutimi i urdhër ndalimit.

Në komisariat Bllako u paraqit i vetëm, i pa shoqëruar nga familjarët apo avokati i tij mbrojtës. Referuar dosjes, Prokuroria e posaçme kërkon arrestimin e deputetit të partisë socialiste Alqi Bllako me dyshimin se ka marrë në formë rryshfeti 150 milionë lekë për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.

Sipas hetimeve këtë shumë parash, deputetit socialist e ka marrë nga kompania “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k. duke paguar fiktivishit babain e tij Edmond Bllako, që rezulton i punësuar në Inceneratorin e Tiranës.

Spak akuzon gjithashtu Bllakon se ka falsifikuar dokumentat për inceneratorin e Fierit në kohën kur mbante detyrën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin, Lefter Koka dhe kryetarin e komisionit të shpronësimeve Pëllumb Abeshi .

Ata kanë ndryshuar destinacionin e sipërfaqes së tokës ku u ndërtua inceneratori nga tokë arë në tokë truall duke i shkaktuar një dëm ekonomik buzhetit të shtetit prej 16 288.344 (gjashtëmbëdhjetë milion e dyqind e tetëdhjetë e tetë mijë e treqind e dyzet e katër) lekë.”

Gjithashtu si prova të reja SPAK ka paraqitur edhe tre udhëtime që ish deputeti ka bërë ne kohë të ndryshme me biznesmenin Klodian Zoto që ka fituar koncesionarin e Fierit./Faxweb.al

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re