Deputeti socialist, Alqi Bllako pasditen e sotme ka dorëzuar zyrtarisht në Kryesinë e Kuvendit, kërkesën e tij për dorëheqjen nga mandati i ligjvënësit.

Ndaj Bllakos, rezultojnë disa akuza lidhur me kontratën e inceneratorit të Fierit. Alqi Bllako akuzohet se ka shpërdoruar detyrën e tij si sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit, duke ndryshuar dy herë kontratën dhe duke bërë shkelje të tjera që i kanë shkaktuar një dëm prej qindra milionë lekësh buxhetit të shtetit.

Tashmë pritet që kryesia e Kuvendit të miratojë vendimin për heqjen e mandatit të Alqi Bllakos dhe më pas Prokuroria e Posaçme (SPAK) mund të bëjë arrestimin e tij.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re