Kreu i SPAK, Altin Dumani konfirmoi se grupet kriminale shqiptare janë prezente në vendet e Amerikës Latine, konkretisht në Ekuador.

Në fjalën e tij në Komisionin e Monitorimit të AP të Këshillit të Europës, Dumani tha se SPAK ka një bashkëpunim të mirë me autoritetet e Ekuadorit.

“Sa i takon Ekuadorit, kemi konstatuar në hetimet tona që grupet e krimit shqiptar janë prezente në Ekuador. Kemi një bashkëpunim të mirë me autoritetet në Ekuador. Vetëm në 2024 kemi konsoliduar një marrëdhënie bashkëpunimi me autoritetet e Ekuadorit”., tha Dumani.

Altin Dumani: Kemi ndihmuar autoritetet e Ekuadorit në hetimet që ata po bëjë ndaj grupeve kriminale shqiptare, siç po hetojmë bashkërisht në drejtim të grupeve kriminale shqiptare.

Patjetër, bashkëpunimi me Ekuadorin dhe vendet e tjera të Amerikës Latine është i vështirë, por ne si SPAK ia kemi dalë të kemi kontakte, të shkëmbejmë informacione dhe të ndërtojmë hetime kundër grupeve kriminale shqiptare. Këtë e kemi bërë me shumë shtete të Amerikës Latine. E kemi bërë me Brazilin, Argjentinën, Kolumbinë dhe vende të tjera ku ka grupe të krimit të organizuar shqiptar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re