Kryeministri Edi Rama u ndal tek drejtësisa e pavarur, atribut të cilën ia jep Partisë Socialiste. Ajo thotë se Kreu i SPAK, Altin Dumani është njeri i ndershëm dhe i zoti, por shpatën e drejtësisë ia dha PS-ja.
Rama u shpreh se “nëse sot shihni barazi para ligjit” kjo ndodh për shkak se e bëri forca politike që ai drejton.
Faktin që drejtësia godet edhe njerëzit e tij, Rama thotë se “nuk duhet të jemi kokë ulur, por krenarë për atë cka i kemi dhënë Shqipërisë”.
Edi Rama: Altin Dumani meqë është i zonës këtej, ka qenë prokuror shumë vite. Po ky ka qenë nga Dibra, i ndershëm, i zoti i papërzier me asgjë tjetër, përveç punën e vetë. Por e kishit dëgjuar ndonjëherë Altin Dumanin të thërriste ndonjë ta merrte në pyetje, ndonjë person të njohur?! Jo. Po si u bë kaq i fortë Altin Dumani?! U bë i fortë sepse ne bëmë atë që nuk e ka bërë asnjë forcë që ka qeverisur në këtë vend që nga 1912. Ne i dorëzuam drejtësisë shpatën e ndëshkimit që i takon drejtësisë. Është për të vënë duart në kokë, kur thonë gjysma e këtyre janë në burg. Nëse sot ju të gjithë shihni barazi para ligjit për të gjithë këtë e bëri PS. Kur thosha unë që do godasë majta e djathtas, majtas për ke e kisha unë majtas? Për Noc Rrokun. Për ne pra, se ne jemi majtas. Fuqia jonë morale, karakteriale, politike, qytetare për tu ngritur mbi veten për të qenë të gatshëm për të pranuar edhe goditjet e drejtësisë kur ato vijnë brenda shtëpisë tonë dhe kur brenda shtëpisë tonë ka edhe njerëz që janë të padenjë për ne është jo arsye për të ulur kokën, por për të qenë krenarë sepse po i japim Shqipërisë diçka që nuk e ka pasur kurrë.