Arben Hajdarmataj, ish-drejtues në Policinë e Shtetit teksa komentoi nderimin që DASH i bëri Altin Dumanit si “kampion i antikorrupsionit” tha se nga ana politike është një vlerësim.

“Unë mendoj që ka dy aspekte ky çmim. Nga ana politike është vlerësim, pavarësisht rolit që ka. Në aspektin teknik, mendoj se kjo ha diskutim. Nëse vërtet jemi në këto nivele që vlerësohemi apo është një procedurë”, tha Hajdarmataj në emisionin Open.

Më tej ai tha se “SPAK u ngrit me një rol të rëndësishëm të SHBA dhe normalisht mendoj se investimi i SHBA do mbrohet prej tyre dhe do komentohet shumë i frytshëm. Në çështjen e perceptimit të publikut nuk mendoj se është një qasje e drejtë. Mendoj se është një çmim i dhënë për procedurë”.

Ndërkohë avokati Andi Hasanaj, u shpreh se ky vlerësim është një mbrojtje ndaj SPAK, i cili është vënë nën sulme dhe akuza.

“Titulli iu dha Dumanit, por është një mbështetje që iu dha gjithë strukturës së SPAK dhe BKH-së”, tha Hasanaj, i cili theksoi më tej se “Struktura e Posaçme ka bërë goditje dhe kjo është fakt.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re