Skip to content

“Altin Ndoci u shkoi në varrim dy vëllezërve”/ Avokati sqaron lidhjen: I kishte…

Pas përfundimit të seancës ndaj Altin Ndocit, avokati Saimir Visha u shpreh se klienti i tij është i shokuar për akuzat, pasi nuk ka prova për vrasjen. Ai tha se Ndoci kishte lidhje shoqërore dhe familjare me viktimat, madje u kishte shkuar edhe në varrim.

“U zhvillua me masa të rrepta sigurie, bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë. Në lidhje me mbrojtjen, ai shprehet se nuk e ka kryer, nuk u paraqit asnjë provë nga prokuroria, ndihet i shokuar se dy viktimat i ka pasur lidhje miqësore dhe familjare. Ka shkuar edhe në varrim edhe për të tretat, dhe ndihet i shokuar pse e vendos gishtin policia dhe të tjerat.

Nuk është autori i veprës penale. Gjykata nisur nga vepra e rëndë përcaktoi arrest me burg. Kam kërkuar që të ketë një provë, është e tmerrshme që të caktosh arrest me burg pa asnjë provë. Prova për Altin Ndocin nuk ka”, tha Visha.

Shqiptarja.com