Skip to content

Altin Qato te krimet e rënda, pyetet nga prokurorët për çështjen “Sota”

Drejtori i policisë së Elbasanit, Altin Qato u paraqit ne prokurorinë e krimeve të rënda. Qato u pyet nga hetuesit në lidhje me 863 mijë euro-t dhe dy patenta skafi te Tahirit, që iu gjetën biznesmenit Orest Sota. Mësohet se takimi në prokurori i Qatos u zhvillua pasi kane dale ne drite të dhëna të tjera të policisë.
 
Disa ditë më parë në makinën e Sotes u gjetën  863 mijë euro edhe dy patenta të Saimir Tahirit për mjete lundruese. Biznesmeni tha ne polici se shumën e parave po e dërgonte për një pagesë tek një kompani ndërkohë gjykata  vendosi ta lerë në burg deri në përfundim të hetimeve.