Britanikja The Economist, thotë se Kosova është e gatshme që nëse Serbia nuk e njeh, të bashkohet me Shqipërinë.

Ajo citon një prej udhëheqësve të lartë të Kosovës, duke ia ruajtur anonimatin, i cili ka thënë ka gjithmonë mundësi të tjera. Ai do të thotë, komenton The Economist, se nëse Beogradi nuk e njeh pavarësinë dhë kërkon të parandalojë anëtarësimin e saj në OKB, atëherë ju mund të zgjedhë bashkimin me Shqipërinë.

“Disa nacionalistë në Serbi, të cilët e kuptojnë se Kosovën e kanë humbur, mund ta mirëpresin këtë. Sepse nëse për ta ekziston një ‘Shqipërie e Madhe’, atëherë dhe ata do t’i japin të drejtë vetes për të realizuar një ‘Serbi të Madhe’. Po ku? Do hidhen drejt pjesës serbe të Bosnjës, për të cilën Millosheviçi luftoi”, spekullon kështu gazeta britanike.

The Economist gjithashtu vlerëson se Beogradi dhe Prishtina vështirë se mund të bien dakord mbi shkëmbimin e territoreve dhe shton se “ndryshimi i kufijve” përgjatë vijave etnike nuk do të ishte i lehtë.

“Ideja e shkëmbimit të pjesëve të territorit të banuar nga dhjetëra mijëra njerëz, po zgjon shpresa por dhe frikë në të gjithë Ballkanin dhe mund të shkaktojë trazira politike në vetë Kosovën”, shkruan javorja britanike.

“Nëse Kosova dhe Serbia ndryshojnë kufijtë e tyre përgjatë vijave etnike, kjo do të nënkuptonte një ndryshim të madh dhe ndoshta destabilizues për rajonin”, thuhet në shkrim.

Si shembull merret sërish Bosnja, ku udhëheqja serbe do kërkojë marrjen e Republika Srpska, që do të thotë rrezik për një luftë të re.

BE-ja dhe SHBA, thuhet në shkrim, kanë refuzuar më parë ndryshimin e kufijve në baza etnike, me drojen se kjo do të destabilizonte rajonin, por tani i është dhënë drita e gjelbër si për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, e si për atë serb Aleksandar Vuçiç, për të parë nëse ata mund të dakord.

Gazeta britanike kujton se Vuçiç “kërkon garanci se Serbia do të fitojë anëtarësimin në BE në qoftë se ka një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës”, por beson se një premtim i tillë nuk mund të japë”, shkruan The Economist.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re