Sekretarja e partisë së Lirisë për marrëdhëniet me publikun, Silva Caka ishte e ftuar këtë të mërkurë në Vizion Plus për të folur në lidhje me aludimet se Ilir Meta është bashkëpunëtor i ish-sigurmit të Shtetit.

 

Në bisedë me moderatorin Aleksandër Furxhi, Caka tha se e gjitha kjo ishte një tymnajë dhe lojë e shëmtuar politike.

 

Sipas saj nuk ka asnjë të vërtetë në këtë histori.

 

 

“Gjithë tymnaja dhe gjithë loja e shëmtuar institucionale, politike e mediatike për të cilën më vjen keq por mesa duket paratë e inceneratorëve ka përvëluar edhe shumë media në këtë lojë politike.

Sigurisht që mori fund shumë shpejt pavarësisht se për ata ka kërkuar shumë investim edhe muaj të tërë për tu ngritur si furtunë në gotë u shua brenda një gjysme dite dhe kjo ishte e pashmangshme se nuk ka asnjë të vërtetë në asnjë nga gërmat e kësaj tymnaje. Nuk ka asnjë të vërtetë në këtë tymanajë mediatike e politike.”

 

E pyetur nga moderatori se a nuk do të ishte më mirë që ta kërkonte Ilir Meta personalisht dosjen dhe ta publikonte ër të parë të gjithë të vërtetën, Caka tha se Meta nuk ka asnjë punë me një dosje që I referohet një personi me inicialet I.M.

 

“Ilir meta ka të paktën 30 vite në politikë dhe do të ishte shumë e papjekur nga ana e tij dhe për të gjithë ne të binim pre e një gjëje të tillë, dhe kaq po i jepet rëndësi më shumë seç duhet, ne kemi kërkuar transparencë nga autoriteeti i dosjeve. Nuk ka çfarë i duhet Ilir Metës asnjë lloj dosje që i referohet një personi me incialet I.M. Sa i përket ndryshimeve të LSI pa asnjë komision, Silva Caka tha se të gjitha ndryshimet që u bënë në Konventën Kombëtare të mabajtur dy ditë më parë janë bërë sipas parashikimit në procedurë.”

 

Sekretarja e Partisë së Lirisë tha gjithashtu se të gjitha këto ndryshime do të dërgohen edhe në gjykatë për tu çertifikuar.

 

 

“Parashikimet statutore të LSI-së që tashmë mban emrin Partia e Lirisë, parashikojnë atë procedurë që ne kemi ndjekur në Konventën Kombëtare dhe procedura e ndjekur ju garantoj që është tërësisht ligjore madje ne do t’i drejtohemi edhe gjykatës për të regjistruar të gjitha vendimet e Konventës Kombëtare. Në përfundim do të certifikohet e legjitimohet çdo vendim i kësaj Konvente.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re