Numri i të prekurve nga Alzheimer në të gjithë botën është rritur në mënyrë të frikshme, duke u shndërruar në sëmundjen e shekullit.

Sëmundja neurodegjenerative nuk jep shenja paraprake të prekjes, ndërsa studimet thonë se nis rreth 10 vite para se të shfaqet.

“Alzheimer është sëmundje e shekullit, me rritjen e jetëgjatësisë së njerëzimit ka filluar duke u rritur. Nuk dihet se kur mund të nise kjo sëmundje. Hulumtime të ndryshme shkencore thonë se sëmundja mund të jetë 10 vite më parë në trup se sa të paraqiten shenjat e saj. Mund të supozohet që pacienti është normal por mund të ketë simptoma të lehta”- thote Bujar Cakani, mjek neurolog.

Alzheimer nuk shërohet, por medikamentet mund të ngadalësojnë përparimin e shpejtë të tij. Për të minimizuar mundësitë e prekjes nga kjo sëmundje mjekët këshillojnë një jetë të shëndetshme dhe aktivitet fizik.

Me rritjen e numrit të të prekurve sëmundja pritet të kthehet në problem të thellë shoqëror i cili do të kërkojë fonde të veçanta të përkujdesjes për të moshuarit

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re