Kryeministri Rama ka reaguar menjëherë pas deklaratës së kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, e cila propozoi disa amandamente, për plotësimin e kërkesave të studentëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka ironizuar Kryemadhin, duke thënë që “doktoresha e shkencave” nuk paska fjetur mbrëmë.

Gjithashtu Rama ka ironizuar edhe kreun e PD, Lulzim Basha, i cili mbrëmjen e djeshme u bëri thirrje qytetarëve t’ju çonin ushqim studentëve.

“Doktoresha e Shkencave, Monika Kryemadhi, s’paska fjetur mbrëmë si Lul Artisti (që para se t’ia fuste gjumit u la porosi qytetarëve,t’u çonin ushqime e batanije protestuesve)!”-shkruan Rama.

Më tej, Kryeminsitri shkruan se “Ajo e paska gdhirë duke menduar për të shkretët studentë në të ftohtë dhe ka gjetur zgjidhjen shkencore”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re