Senatori amerikan John McCain, i cili vdiq të shtunën, ka kërkuar me anë të një testamenti që presdenti Trump të mos jetë i pranishëm në varrimin e tij. Në testament i ndjeri ka përzgjedhur Barak Obama-n dhe Xhorxh W.Bush, si njerëz të denjë për funeralin.

Në Uashington, edhe vdekja lidhet me politikën dhe ish-senatori nga Arizona e ka aplikuar më së miri këtë parim duke e përjashtuar Trump-in nga shoqërimi i tij drejt varrit, me të cilin në të gjallë pati kundërshti të ashpra.

Fakti se McCain ka zgjedhur Obama-n dhe Bush-in për të folur në funeralin e tij dhe jo Trump-in, ka një mesazh të qartë, komentojnë mediat.

Deri në fund të jetës së tij, McCain mendoi se Trump ishte një anomali historike.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re