Ambasada amerikane së fundmi ka dhënë një lajm për të gjithë studentët shqiptarë të cilët dëshirojnë të udhëtojnë rreth Shteteve të Bashkuara këtë verë.

 

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ambasada e SHBA bën me dije se kjo është e mundur duke aplikuar për një program shkëmbimi kulturor.

 

“Programi Veror i Punësimit dhe Udhëtimit është një program i mrekullueshëm për studentët e universiteteve të cilët dëshirojnë të kalojnë një verë duke punuar dhe udhëtuar përreth Shteteve të Bashkuara. A keni menduar të aplikoni për një program shkëmbimi kulturor? Më thoni ju lutem nëse keni pyetje rreth Programit Veror të Punësimit dhe Udhëtimit apo pyetje rreth kategorive të tjera të vizave! #PyetAnen”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re