Skip to content

Ambasada amerikane: Kosova nuk ka problem ligjin, por politikën

24D9B860 A6EA 4A36 ACF8 0874B3045FC3 cx0 cy9 cw0 w1023 r1 s 1

Ambasada amerikane në Prishtinë është shprehur se në Kosovë problem nuk është me ligjin por me politiken.

 

Në një takim të zhvilluar këtë të mërkurë me Nivelin e lartë të Sundimit të rendit dhe ligjit, të drejtuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, zyrtarë të kësaj ambasade kanë marrë garanci se Kosova ka ligjet dhe burimet që i duhen për të luftuar korrupsionin dhe zbatimin e drejtësisë në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët, pa trajtim apo lidhje të veçantë për dikë.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada shkruan se problemi nuk ka të bëjë me ligjin, problem është politika. Amerikanët flasin për shkak të përkushtimit tonë për të ardhmen e Kosovës.

 

Ndërkohë nga ana tjetër në një komunikatë të Qeverisë së Kosovës është thënë se në këtë takim, është kërkuar përkushtim më i madh nga bartësit e institucioneve të drejtësisë dhe një dinamikë e shtuar, në mënyrë që të shënohen rezultate pozitive në zgjidhjen e lëndëve të grumbulluara dhe të shënjestruara, si dhe në forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit.