Ambasada e SHBA në Shqipëri shkruan se mbështet Këshillin e Lartë të Prokurorisë në vendosjen e standardeve etike si përparësi për vitin 2021.

Ajo thekson se ky është një mjet do të udhëheqi sjelljen e prokurorëve, brenda dhe jashtë detyrës, dhe do të jenë një mjet thelbësor në forcimin e besimit të publikut në sistemin e ndjekjes penale.

Njoftimi i ambasadës:

Ambasada Amerikane mbështet Këshillin e Lartë të Prokurorisë në vendosjen e standardeve etike dhe rregullave të sjelljes për prokurorët si një nga përparësitë e KLP-së për vitin 2021.

Këshilltarja Rezidente Ligjore e OPDAT, Michelle Lakomy, drejtoi diskutimet me anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe këshilltarët ligjorë mbi standardet etike ndërkombëtare për prokurorët.

Rregullat e etikës do të udhëheqin sjelljen e prokurorëve, brenda dhe jashtë detyrës, dhe do të jenë një mjet thelbësor në forcimin e besimit të publikut në sistemin e ndjekjes penale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re