Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar të gjithë ata që duan të përfitojnë viza turistike, se kjo lloj vize nuk mund të përdoret për të punuar në Amerikë.
 
Përmes një postimi në ‘Facebook’ ambasada, bën me dije se vizat duhet të përdoren për vizita tek familjarët apo për turizëm dhe për asnjë qëllim tjetër.
 
“Vizat turistike duhet të përdoren për udhëtime të shkurtra në Shtetet e Bashkuara – si vizitat tek familjarët apo turizëm. Kjo kategori vize nuk është për të punuar, ndjekur shkollën apo për të jetuar në Shtetet e Bashkuara. Sigurohuni që jeni duke ndjekur rregullat e vizës kur jeni duke udhëtuar në SHBA!”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko