Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka ripërsëritur sërish qëndrimin e saj në lidhje me taksën.

 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë javës që sapo e lamë pas është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett,por ambasada e pyetur nga Lajmi, në lidhje me këtë takim nuk është dhënë asnjë koment.

 

Sipas ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pezullimi i takës është hap i rëndësishëm për vazhdimin e dialogut.

 

“Ne besojmë që pezullimi i tarifës është një hap i rëndësishëm për të vazhduar dialogun”, thuhet në përgjigjen e ambasades. Kujtojmë se pezullimin e taksës ndaj mallrave të Serbisë të cilën Kosova e ka vendosur në nëntor të vitit të kaluar, po e kërkon edhe Bashkimi Evropian, pasi që për shkak të kësaj takse, Serbia edhe e ka bllokuar dialogun me Kosovën. Në anën tjetër, kryeministri Haradinaj, vazhdon të këmbëngul se pa njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë kjo taksë nuk do të hiqet dhe se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të garantojnë për këtë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re