Avokati Altin Goxhaj nëpërmjet një lidhje “skype” ka dhënë një intervistë për Fax News, ku ka folur në lidhje me protestën që qytetarët kanë organizuar kundër rritjes së çmimeve duke mbushur plot sheshet kryesore të vendit me në krye sheshin para kryeministrisë.

Goxhaj hodhi akuza ndaj forcave të policisë, të cilat sipas tij tashmë po vepronin në mënyrë politike, duke mos i shërbyer rendit në vend por duke mbjellë frikë me arrestimet e paligjshme që po bënte ndaj protestuesve paqësorë.

Ndër të tjera, Goxhaj nuk la pa përmendur qëndrimin e ambasadës amerikane në Tiranë, për të cilën tha se po shërbente si një “papagall” i kryeministrit Rama duke u përpjekur të ndikojë tek protestuesit me një video të modifikuar.

Goxhaj: Tashmë mund ta themi me plot gojë se policia e shtetit është tërësisht politike. Sepse mënyra sesi kanë arrestuar njerëzit tregojnë se qeveria ka si qëllim të frikësojë. Në këtë situatë, policia nuk është më e shtetit, nuk ka më lidhje me ruajtjen e rendit publik por është polici politike, një grup i përdorur për të frikësuar njerëzit që mos të dalin më në protestë.

Akuza kryesore ishte për grumbullim i paligjshëm. Si e akuzon ti tjetrin për dicka që nuk ekziston. Tjetra ishte për kundërshtim të forcave të policisë. Edhe kjo bie poshtë sepse nuk kemi parë asnjë rast dhune nga ana e protestuesve. Në këtë rast unë si avokat mendoj se të gjithë qytetarët të cilët janë akuzuar në mënyrë të padrejtë nga ana e policisë të denoncojnë dhe t’i frikësojmë edhe ne ata duke i futur në burg për akuza të rreme.

Ambasada amerikane në vend që të reagojë për këtë dhunë që po ushtrohet ndaj qytetarëve shpërndan një video ku thotë se qytetarët në botë protestonin për Ukrainë. Dhe në këtë rast ka shërbyer si një papagall i Ramës. Amerika sot është në duart e Sorosit dhe ambasada amerikane për turpin e vetë kishte modifikuar dhe falsifikuar videon e vetë, duke zhdukur protestat e bëra në Tiranë përballë ambasadës ruse si mbështetje ndaj Ukrainës. Kjo është sikur Endri Fuga punonka part time tek ambasada amerikane. Rama e ka marrë lehtë këtë çështjen e 6 marsit duke thënë se unë jam sovrani sepse më votuan qytetarët.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re