Ambasada Amerikane në Tiranë, reagon në lidhje me vendimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, i cili u hoqi mandatet dy deputeteve, njërit të PDIU dhe tjetrit te LSI. Ne njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet:
 
“Ambasada e SHBA mirëpret vendimin e sotëm nga KQZ për t’iu hequr mandatet Aqif Rakipit dhe Gledion Rehovices. Ky vendim është prove pozitive se procesi i rëndësishëm i dekriminalizimit, filluar ne dhjetor 2015, vazhdon ne Shqipëri” – përfundon Ambasada.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re