Skip to content

Ambasada Amerikane: “Të zhgënjyer me deklaratën e Ramës”

2929781

Deklarata e kryeministri Edi Rama për një president te përbashkët Shqipëri-Kosovë ka zhgënjyer edhe Ambasadën Amerikane ne Tiranë.
 
Ne një postim ne twitter Ambasada shkruan se gjuha e shkujdesur qe aludon për bashkim është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje.
 
Me tej  Ambasada Amerikane ne Shqipëri i bën thirrje udhëheqësve qe te jene fqinje te mire dhe te lenë mënjanë gjuhen ndarëse te se shkuarës.