Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, reagoi e shqetësuar pak ditë më parë, lidhur me Teatrin Kombëtar dhe kërkoi dialog mes palëve.
Pas shembjes së Teatrit Kombëtar nga regjimi i Edi Ramës, kjo ambasadë ka reaguar sërish, ku shprehet e shqetësuar nga “mundësitë e humbura për dialog mbi ndërtesën”.
“Thellësisht të shqetësuar nga mundësitë e humbura për dialog mbi ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe episodet e dhūnës në Shqipëri. Mbështesim të drejtën demokratike për të protestuar dhe u bëjmë thirrje të gjithë të përfshirëve të garantojnë që të jenë paqësorë. Dhūna cënon parimet themelore të demokracisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Mëngjesin e sotëm, regjimi i Edi Ramës shembi godinën e Teatrit Kombëtar, duke përdorur forca të shumta policore dhe duke arrestuar aktivistët që mbronin godinën.
Presidenti i Republikës dhe opozita e vendit, e konsiderojnë këtë një veprim arbitrar dhe të paligjshëm.
/TPZ.al/