Policia angleze njoftoi se në ambasadën e Ekuadorit ka arrestuar themeluesin e Wikileaks-it, Julian Assange.

Policia tha se u ftuan në ambasadë nga ana e ambasadorit të Ekuadorit pasi paraprakisht qeveria e këtij vendi e tërhoqi statusin e azilit për Julian Assange.

Ai do të paraqitet pranë një Gjykate në Westmister “sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Assange është fshehur në Ambasadën e Ekuadorit në Londër që nga viti 2012, për të iu shmangur ekstradimin në Suedi ku akuzohej për sulme seksuale dhe pretendimet për përdhunimet e dy grave në vitin 2010 shkruan Radio Evropa e Lirë.

Ai fillimisht u mirëprit në ambasadë, por pasi në Ekuador pati ndryshime në përbërjen e qeverisë, autoritetet filluan të reduktonin kontaktet e tij me të huajt dhe të zvogëlonin qasjen e tij në Internet.

Prokurorët suedezë e liruan nga akuzat gjatë vitit të kaluar, por Assange ishte ende subjekt i një urdhër arresti britanik për shkelje të rregullave të lirimit me kusht në vitin 2012.

Australiani 47 vjeçar, Jualian Assange mund të përballet me proces gjyqësor për rrjedhjen e 500.000 dokumenteve të fshehta ushtarake të SHBA-së për luftërat në Afganistan dhe Irak. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re