Skip to content

Ambasada e SHBA: Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar “Neustadt” për Letërsinë

Ambasada Amerikane në Shqipëri në një njoftim në rrjetet sociale, ka deklaruar se do të nderojë shkrimtarin Ismail Kadare, me çmimin nderkombëtar “Neustadt” për letërsinë.

Në njoftimin e plotë thuhet se këtë vit festivali do të zhvillohet online, ku mund që të marrë pjesë kush të dojë, pasi eventi do të jetë pa pagesë.

Ambasada Amerikane e ka konsideruar Kadarenë, si shkrimtarin dhe novelistin më të njohur të Shqipërisë të së gjitha kohërave.

Kemi kënaqësinë të njoftojmë se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail #Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar #Neustadt për Letërsinë. Këtë vit mbrëmja zhvillohet virtualisht & do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen. pic.twitter.com/0tIpyPkVVe

— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) October 5, 2020