Ambasada Amerikane përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ka bërë një thirrje për të gjithë qytetarët që shqiptarë që do të aplikojnë për Lotarinë këtë vit.

Ambasada e SHBA në Tiranë ju ka kujtuar aplikantëve se nuk duhet të përdorin të njëjtën foto si në aplikimet e mëparshme. Sipas udhëzimit të bërë, fotoja duhet të jetë e 6 muajve të fundit.

“Mos ripërdorni foto kur aplikoni për Lotarinë Amerikane. Fotot tuaja duhet të jenë bërë në 6 muajt e fundit. Lexoni udhëzimet e plota këtu: http://ow.ly/gfK650BFqrt”, – njofton Ambasada Amerikane në Tiranë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re