Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-kryeministrit Bashkim Fino, i cili ndërroi jetë për shkak të COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada ka vlerësuar figurën e Finos, ndërsa thekson se ai ka dhënë kontribut në proceset ligjbërëse.

Postimi i Ambasadës së SHBA:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dëshiron t’i përçojë ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të z.Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta sot në mënyrë të parakohshme.

Z.Fino do të kujtohet për udhëheqjen, në moshë fare të re, të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar përgjatë vitit të vështirë 1997 e gjithashtu për kontributin e tij në proceset ligjbërëse gjatë karrierës së tij të larmishme politike.

U prehtë në paqe”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re