Ambasada e SHBA ka një mesazh për qytetarët lidhur me masën që duhet të respektojnë ata për distancën apo largësinë sociale sa i përket mospërhapjes së koronavirusit.

Në një status në Facebook ambasada shkruan se largësia sociale nuk do të thotë se nuk jemi pranë njëri- tjetrit por ne jemi pranë kur jemi me mendime dhe për këtë ka nisur edhe një nismë për mesazhe pozitive.

Në komentet e statusit qytetarët mund të ndajnë kartolinën e tyre me mesazhe pozitive në këtë situatë të vështirë për gjithë botën.

POSTIMI I AMBASADËS AMERIKANE

Zbatimi i largësisë sociale nuk do të thotë se nuk mund të jemi pranë njëri-tjetrit. Largësitë shkurtohen kur jemi pranë njerëzve të tjerë me mendimet tona.

Prandaj sot, donim të ndanim me ju këtë nismë të bukur të Këndit tonë Amerikan në Vlorë. Këndi fton të gjithë të marrin pjesë dhe të ndajnë një mesazh pozitiv për miqtë, familjarët që ndodhen pranë apo larg, komunitetet ku jetojmë dhe të gjithë botën.

Ndani kartolinën tuaj me ne në hapësirën e komenteve mëposhtë.

Practicing social distancing doesn’t mean that we can’t be near each other! Distance is shortened when we are near our fellow human beings with our thoughts. That’s why today, we wanted to share this lovely initiative by our American Corner Vlora.

The Corner invites everyone to participate and share a positive message for friends, families near and far, communities we live in, and the whole world. Share your postcard with us in the comments thread beloë! #TogetherWeCanMoveMountains

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re