Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar me anë të një njoftimi në faqen e saj zyrtare lidhur me samitin që do të zhvillohet më datë 23 dhe 24 korrik në kampin e muxhahedinëve iranianë (MEK) në Manëz të Durrësit.

Ambasada bën me dije se lidhur me ngjarjen “qeveria e SHBA është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë që do të mbahet pranë Durrësit, Shqipëri në 23-24 korrik 2022”.

Më tej në njoftim ambasada njofton qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri për veprimet që duhet të ndërmarrin për t’u ruajtur nga një sulm i mundshëm.

 

Qytetarëve të SHBA-së u kërkohet të shmangin këtë ngjarje:

Monitoroni mediat lokaleJini të vetëdijshëm për rrethinën tuajMbani një profil të ulëtGjithashtu ambasada vë në dispozicion numra telefoni dhe adresat e saj në mediat sociale për të gjithë ata qytetarë që do të kenë nevojë për ndihmë nëse kërcënim zë vend.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re