Ambasada e SHBA del sërish në mbështetje të SPAK dhe policisë së Shtetit. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, ambasada e SHBA apelon që profesionistët e sistemit të drejtësisë të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime.

Sipas saj, kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë dhe të ecin përpara drejt integrimit.

| Ambasada e SHBA-së mbështet me forcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut. Profesionistët e sistemit të drejtësisë – oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit – duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur. Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re