Ambasada Amerikane ne vendin tone thekson sot se procesi i vetingut eshte i rendesishem per ndryshimin e sistemit te drejtesise.

Teksa poson nje video ne faqen e saj ne FB, ambasada e SHBA ne Tirane u ben apel shqiptareve te shohin dhe te mesojne se si procesi i vetingut do të sigurojë që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit.

Mesazhi i ambasades se SHBA:

Në videon tonë të fundit, ne ju njohëm me një përmbledhje të reformës në drejtësi. Këtë javë, do të flasim për vetingun.

Me siguri ju keni dëgjuar për këtë proces, por përse është vetingu i rëndësishëm?

Përse reforma në drejtësi vendosi një proces rivlerësimi për gjykatësit dhe prokurorët dhe si do e ndryshojë kjo sistemin shqiptar të drejtësisë?

Shihni këtë video dhe mësoni se si procesi i vetingut do të sigurojë që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit. #CfareEshteReformaNeDrejtesi#NdalKorrupsionit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re