Ambasada e SHBA vijon të publikojë ne rrjetet e saj sociale materiale shpjeguese mbi ecurinë e ngritjes së institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë në Shqiperisë dhe atë cka pritet të sjellë reforma e re në drejtësi.

Në postimin e fundit ambasada I jep përgjigje disa pyetjeve thelbësore për reformen në drejtësi. Cfarë është ajo, sip o zbatohet dhe si do ndikojë në jetën e shqiptarëve.

Sipas ambasadës së SHBA, reforma në drejtësi do të sigurojë që cdokush të jetë I barabarte para ligjit ndërsa vetting, gjykata kushtetuese, SPAK dhe BKH do të garantojnë daljen para ligjit edhe të atyre që konsiderohen të paprekshëm.

Çfarë është reforma në drejtësi? Si po zbatohet? Si do të ndikojë në jetën tënde dhe në jetët e shqiptarëve? Gjatë javëve të kaluara, postuam një seri videosh informuese për të shpjeguar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit. Keni humbur njërën prej videove tona? Këtu mund të shikoni serinë e plotë mbi Reformën në Drejtësi, Rivlerësimin, Gjykatën Kushtetuese, SPAK dhe BKH:

Më poshte video informuese e ambasadës së SHBA mbi të gjithë funksionin e reformës në drejtësi dhe organeve të reja të drejtësisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re