Ambasada e SHBA në Shqipëri ka shpërndarë një mesazh të presidentit Amerikan Donald Trump i cili thotë se bota do ta mposhtë pandeminë e koronavirusit.

Në mesazhin e tij, Trump shprehet se tre vaksinat e mundshme të COVID-19 të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara janë në fazat e fundit të testimit.

“Gjatë fjalimit të tij në Kombet e Bashkuara, Presidenti Trump tha se bota do ta mposhtë pandeminë COVID-19 dhe do të dalë prej saj më e fortë.

Presidenti tha gjithashtu edhe se tre vaksinat e mundshme të COVID-19 të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara janë në fazat e fundit të testimit dhe se Shtetet e Bashkuara kanë nisur prodhimin paraprak tē dozat”, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga ambasada e SHBA në Shqipëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re