Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Në njoftimin e bërë nga kjo ambasadë thuhet se vaksinimi është e vetmja mënyrë për të ruajtur shëndetin.

“Me variantin vdekjeprurës Delta në rritje, vaksinimi është e vetmja zgjidhje.

Kur jeni i vaksinuar nuk ka gjasa që të infektoheni me COVID-19, ose nëse ndodh do të keni simptoma më të lehta.

Mos bini pre e dezinformatave, vaksinat janë të sigurta dhe efektive”, ka njoftuar ambasada e SHBA-ve në Kosovë.

Ndryshe, kujtojmë se të mërkurën në vendin tonë janë shënuar 221 raste të reja me koronavirus dhe një person ka humbur jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re