Ambasada amerikane në Tiranë iu ka bërë thirrje të gjithë prokurorëve të interesuar dhe që përmbushin kushtet të aplikojnë për t’u bërë anëtarë të SPAK.

 

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ambasada thekson se Shqipëria po ndërton një sistem drejtësie të bazuar në profesionalizëm dhe në integritet, ndërsa në thirrjen e saj theksohet fakti  se të gjithë prokurorët që kanë ideale të tilla të bëhen pjesë e kësaj nisme.

 

“Shqipëria po krijon një sistem të ri drejtësie, bazuar tek pavarësia, profesionalizmi dhe integriteti. Prokurorët të cilët mishërojnë këto ideale i përgjigjen një thirrjeje për shërbim publik që është më e lartë sesa thjesht një vend pune.Ne iu bëjmë thirrje këtyre njerëzve me kurajo që të bëhen pjesë e të ardhmes së Shqipërisë duke aplikuar për të qenë anëtarë të SPAK. Aplikoni këtu: https://bit.ly/2C6SSer #ReformaNëDrejtësi #DrejtesiaKaNevojëPërJu”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re