Ambasada e SHBA në Tiranë ka zbardhur takim mes Yuri Kim dhe kreut të PD, Lulzim Basha.

Takimi mes Bashës dhe Kim u zhvillua pasditen e sotme në selinë blu, shtatë ditë pasi kjo e fundit mori zyrtarisht detyrën.

Ndërkaq, ambasada bën me dije se gjatë takimit, Ambasadorja Kim nxiti të gjitha palët të qëndrojnë në tryezë dhe të përfundojnë një kod zgjedhor.

“Gjatë takimit të saj sot me Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, Ambasadorja Kim nxiti të gjitha palët të qëndrojnë në tryezë dhe të përfundojnë një kod zgjedhor. Ambasadorja gjithashtu konfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për institucionet dhe praktikat demokratike në Shqipëri”, shkruhet në postimin e ambasadës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re