Në situatën alarmante të krijuar për koronavirusin, kur tërë Italia u shpall zonë e kuqe, Ambasada e Shqipërisë njofton se Zyra e saj Konsullore si dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano e Bari, ndërpresin shërbimet konsullore duke filluar nga dita e sotme, 10 mars 2020, deri në një njoftim të dytë.

Lajmin ambasada e ka bërë përmes një postimi në Facebook, duke kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim me qytetarët, që u bën apel të respektojnë rregullat e vendosura.

Njoftimi i Ambasadës shqiptare në Itali

Në vijim të Dekretit të Keshillit të Ministrave të Republikës Italiane nr.14 të datës 9.3.2020, për intensifikimin e mëtejshem të masave urgjente për të parandaluar përhapjen e COVID-19, në të gjithë territorin italian, Ambasada e Shqipërisë njofton se Zyra e saj Konsullore si dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano e Bari, ndërpresin shërbimet konsullore duke filluar nga dita e sotme, 10 mars 2020, deri në një njoftim të dytë.

Shërbimet konsullore (me përjashtim të akteve noteriale dhe lejes së kalimit për fëmijë) do të vijojnë të jenë në dispozicion të qytetarëve nëpërmjet postës, si edhe vetëm për rastet urgjente (si leja për transport trupi, bazuar mbi çertikatën mjekësore të autoriteteve kompetente). Qytetarët që kanë takim për aplikim për pasaportë dhe letërnjoftim gjatë këtyre ditëve, do të njoftohen në një moment të dytë për datën e re të takimit, sapo situata të normalizohet. Ju ftojmë të kontrolloni vazhdimisht profilin tonë në Facebook, tëitter dhe faqet tona zyrtare për njoftime të reja.

Duke marre shkas nga situata serioze për nga rreziku dhe pasojat, ftojmë të gjithë qytetaret të perballojnë këto momente me pergjegjësi të lartë civile, duke respektuar rreptësisht dhe me rigorozitet masat e Dekretit, me besim të plotë tek autoritet italiane.
Ambasada e Shqipërisë në përputhje me dekretin në fjalë, rekomandon qetësi, maturi dhe shangie të lëvizjeve drejt çfardo destinacioni, përfshirë Shqipërinë, deri në normalizimin të gjendjes.

Së bashku me punën e palodhur të autoriteteve italiane do t’ia dalim mbanë!

Kapërcimi i situtës varet nga sjellja e përgjegjshme e çdo qytetari.

Ambasada fton qytetaret shqiptarë të japin shembullin personal duke iu bashkuar thirrjes së qeverisë italiane dhe shoqerisë civile “Unë rri në shtëpi”.

Besim e kurajo civile!

Solidaritet me popullin italian!

Së bashku edhe në momentet e vështira!”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re