Ambasada Gjermane në Tiranë i ka përcjellë një mesazh klasës politike me nisjen e sesionit të ri Parlamentar.

Ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner në një reagim zyrtar shprehet se deputetët duhet të punojnë fort për të fituar shumicën e propozimeve të tyre në komisione dhe në seancë plenare.

Sipas tij qytetarët presin nga parlamenti që të jetë forumi ku të diskutohen idetë politike dhe në mënyrat me konstruktive.

“Sot Kuvendi do të mbajë seancën e parë të këtij viti. Kam respekt të madh për rolin e parlamentit si një institucion i domosdoshëm në një demokraci dhe gjithashtu për ata deputetë që punojnë fort për të fituar shumicën për propozimet e tyre në komisione dhe në seancë plenare në Kuvend.

Me të drejtë qytetarët presin që Parlamenti të jetë një forum ku diskutohen ide të ndryshme politike në mënyrë konstruktive dhe me respekt. Unë besoj se Parlamenti i qëndron kësaj përgjegjësie.”- thekson Ambasadori gjerman.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re