Se fundmi Ambasada Gjermane në Tiranë ka risjellë edhe një herë në vëmendje kushtet që shtetasit shqiptarë që do të vazhdojnë të kenë nevojë të pajisen me vizë pune, nëse duan të nisin një marrëdhënie punësimi në Gjermani.

Sipas këtij njoftimit të ambasadës, për këtë vizë duhet të aplikohet pranë Ambasadës Gjermane në Tiranë përpara se të ndërmerret udhëtimi drejt Gjermanisë.

“Njoftime, me përmbajtje të ndryshme nga kjo, të
cilat qarkullojnë pjesërisht edhe në media, nuk janë në përputhje me
kuadrin ligjor në fuqi”, – shkruan në njoftimin e saj ambasada gjermane.

Informacioni i plote:

Udhëzime të përgjithshme rreth aplikimit për vizëPersonat,
që ju drejtohen jashtë territorit të Ambasadës dhe që ju ofrojnë
lehtësira në aplikim përkundrejt parave, NUK janë personel i Ambasadës
dhe nuk i lidh asgjë me Ambasadën. Krahas kësaj Ambasada këshillon
urgjentisht të mos lini takime përmes agjensive të udhëtimit, të
ashtuquajtura „agjensi vizash“. Rezervimi i një takimi bëhet në mënyrë
të pavarur dhe pa kosto përmes faqes së internetit të Ambasadës. Përmes
një kërkese me email apo përmes kontakteve të tjera me Ambasadën mund të
merrni këshillim të kualifikuar dhe pa kosto lidhur me cështjet e
vizave.

Udhëzime rreth aplikimit për vizë afatshkurtërQë
nga data 15.12.2010 për shtetasit e Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës
hiqet detyrimi i pajisjes me vizë për qëndrime afatshkurtra sipas Nenit
1, Paragrafi 2 i rregullores së qëndrimit. Heqja e detyrimit të vizave
vlen vetëm për mbajtësit e pashaportave biometrike.

Tarifa e vizësPër
shkak të një ndryshimi të ligjit, tarifa për lëshimin e një vize
kombëtare (D-Visa) nga data 01.09.2017 do të kushtojë 75€. Tarifa për
viza Shengen (C-Visa) mbetet e pandryshuar 60€. Deri më tani edhe
përjashtimet nga pagesa e tarifës mbeten gjithashtu në fuqi dhe të
pandryshuara. Të gjitha tarifat paguhen sikurse edhe më parë në LEK,
sipas kursit aktual zyrtar të këmbimit.

Kohëpritja për aplikantëtNisur
nga një fluks i lartë kërkesash për data aplikimesh për vizë
shpërndarja e tyre bëhet me ndihmën e një liste datash dhe oraresh.
Lutemi të regjistroni kërkesën tuaj për një takim me qëllim aplikimin
për vizë punësimi sipas §26 kreut 2 të Ligjit për Punësimin e të Huajve
(„Rregullorja për Ballkanin Perëndimor“). Datat dhe oraret e
intervistave do të caktohen strikt në mënyrë kronologjike sipas
regjistrimit.Koha e pritjes për një datë/orë interviste
momentalisht është qartësisht më e gjatë se një vit. Datat dhe oraret
për intervista do të jepen për sa kohë që do të jetë i vlefshëm §26 kreu
2 i Ligjit për Punësimin e të Huajve. Sipas kuadrit ligjor aktual ky
afat përfundon në 31.12.2020.

Përpara se të kapni telefonin …Mundësitë
e Ambasadës Gjermane në teknikë dhe personel për të dhënë informacione
të natyrës konsullore përmes telefonit, për fat të keq, janë të
kufizuara. Gjithashtu punonjësit nuk mund të përgjigjen ndërkohë që janë
duke punuar në sportel.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re