Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re

Ambasada gjermane në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm  për të gjithë qytetarët që kanë lënë një takim në sektorin e vizave.

 

Sipas amabsadës, ky sektor  do të qëndrojë i mbyllur nga sot e deri më 28 janar. Në njoftim thuhet se ata që t’u anulohet takimi do të njoftohen përmes e-mail ndërsa pritet të zëvendësohen në muajt shkurt ose mars.

 

“Sektori i vizave do të qëndroj i mbyllur nga sot 24.01.2022, deri më 28.01.2022. Të gjithë aplikuesit, të cilëve për fat të keq u anullohet takimi, do të njoftohen me E-Mail.

Ne shpresojmë që takimet e anulluara të mund t’i zëvendësojmë sa më shpejt në muajt shkurt ose mars. Dorëzimi i pasaportave të martën pasdite dhe të premten paradite do të zhvillohet si zakonisht.

Ditën e mërkurë nuk do të ketë legalizime. Lutemi për mirëkuptimin tuaj! Ju lutemi, kini parasysh, që nuk mund t’ju përgjigjemi pyetjeve mbi stadin e aplikimit”, thuhet në njoftim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re